Loriana Kuka: Çfarë ndjenje e jashtëzakonshme sepse nuk prisja të fitoja medalje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Loriana Kuka ka thënë se nuk kishte pritur më shumë se vendin e pestë në Lojërat Evrpiane Minks 2019, por është e lumtur që ia doli ta fitojë medaljen e bronztë.  

Kuka e mposhti gjermanen Luise Malsahn me ippon, përmes repesazhit në kategorinë -57 kg, dhe u stolis me medaljen e bronztë të hënën në Bjellorusi, shkruan Gazeta Express.

Kjo ishte medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, pas të artës së Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës dy ditë më parë.

Kuka ka shpjeguar sesi i kishte shpëtuar humbjes në 30 sekondat e fundit, si dhe ndjenjën e jashtëzakonshme që e ka përjetuar pas triumfit.

“Nuk kam pritur fare të fitoj medalje, kam pritur mbase vendin e pestë apo shtatë. Në luftë për medalje jam kanë t’u humb në 30 sekondat e fundit. Kam bërë rikthim dhe kam fituar me ippon, ka qenë një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, tha Loriana.

“Kur e kam parë reagimin e publikut dhe Tonit jam gëzuar. Momenti me Toni ishte shumë i bukur dhe kurrë nuk do ta harroj”, shtoi ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...