Lori Hoxha flet pas përfundimit të Big Brother VIP: Krenare me të gjithë që e mundësuan këtë

PUBLIKUAR

Edicioni i parë i spektaklit madhështor Big Brother VIP ka përfunduar më 18 shkurt (e premte).

Fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri, ndërkohë që në vend të dytë u pozicionua aktori nga Vlora, Donald Veshaj.

Fitorja e Ilirit bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, gjersa dukej se kishte një hatërmbetje nga ana e Donaldit.

 

Ky i fundit mungoi në pas-ndejën e organizuar pas programit e po ashtu edhe në puntatat që u realizuan për post BB VIP.

Një mesazh tërthorazi e ka shpërndarë edhe Lori Hoxha, producentja e Big Brother VIP.

“Nëse ju ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet për vendin. Thjesht hip”, u shpreh ajo krahas një kolazhi me foto të momenteve gjatë xhirimeve të BBV.

Lori Hoxha (Foto: Instagram)

“Faleminderit që isha pjesë e rrugëtimit dhe krenar për të gjithë ata që e mundësuan këtë. Në më të mëdhenj e më të mirë”, vazhdoi Hoxha.

Pak më parë edhe regjisori Eduart Grishaj ka komentuar polemikat që u krijuan për fituesin e edicionit të parë, duke u shprehur se populli ynë nuk di të pranojë humbjen.

I njëjti solli në vëmendje se nga ky ‘reality shoë’ të gjithë dolën të fituar. /Telegrafi/

Lori Hoxha (Foto: Instagram)

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...