Loredana Zefi me befasi për fansa

PUBLIKUAR

Loredana Zefi është një ndër rep-artistet më të përfolura shqiptare gjatë muajve të fundit.

Këngëtarja u akuzua për një mashtrim të një çifti zviceran dhe për këtë ka nisur hetimet gjersa së fundi u raportua se ka krizë në lidhjen me reperin, Mozzik.

Por, duket se thashethemet nuk po e pengojnë biondinën që të punojë fuqishëm në video projektet e reja muzikore.

Në fakt, bukuroshja përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se është duke punuar në albumin muzikor, i cili do të përmbajë 12 këngë.

Një prej tyre i dedikohet vajzës së saj, Hanës, të cilën e ka nga bashkëshortësia me këngëtarin gjersa me partnerin e jetës do ta dëgjojmë edhe në dy këngë, “Eiskalt dhe “Nicht Allein”.

Ndryshe, Zefi ditë më parë solli këngën e re në bashkëpunim me Meron, “Kein Plan”, i cili deri më tani është shikuar mbi 7 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...