Loredana ka treguar se kur do të publikohet kënga e saj e re.
Reperja shqiptare, Loredana Zefi ka folur për projektin e saj më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Këtë e bëri pas pasi rrëmbeu një tjetër trofe pak ditë më parë. Loredana ka treguar se kënga e saj më e re do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59.
“Çdo ditë një skandal. Për të gjithë ata në ‘youtube’ dhe gazetat, të enjten mund të fitoni sërish para”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Bazuar në disa postime të fundit, reperja la të kuptohet se projekti i saj më i ri muzikor do të vijë me videoklip./Lajmi.net/



