Loredana shfaqet atraktive nga pushimet në Greqi: Çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria

PUBLIKUAR

Reperja e njohur shqiptare, Loredana ka këto ditë ka nisur disa ditë pushime.

Si destinacion ajo ka zgjedhur Greqinë ndërsa po shoqërohet nga familjarët dhe disa miq teksa nuk mungon as vajza e saj Hana.

Nga vendi ku po qëndron, reperja ka sjellur vazhdimisht imazhe dhe ka bërë postime të ndryshme ku shihet duke u relaksuar dhe shijuar në maksimum këtë kohë.

Foto: Loredana/Instagram

Ndërsa në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron mbi tre milionë ndjekës, Loredana ka publikuar një kolazh me fotografi ku shfaqet në formë të mirë e veshur në rroba banjë.

Në mbishkrimi ajo tha se ndihet e bekuar dhe se çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria.

“Ndonjëherë e gjithë kjo duket si një ëndërr, nuk mund ta besoj se jam kaq e bekuar. Mendoj se ndonjëherë jam mosmirënjohëse? Më vjen turp për këtë, por bëj çmos çdo ditë për të vlerësuar gjërat e vogla në botë. Çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria. Lori”, ka shkruar reperja në mbishkrim.

Foto: Loredana/Instagram

Ndërkohë, Loredana në një intervistë të fundit tha se aktualisht është beqare dhe se është e hapur për një dashurie të re.

Loredana thotë se është beqare: Jam e hapur për dashuri të re, dua të martohem dhe të kem prapë fëmijëLoredana thotë se është beqare: Jam e hapur për dashuri të re, dua të martohem dhe të kem prapë fëmijë

Kujtojmë që reperja kohë më parë ishte në një romancë me reperin, Mozzik i cili edhe është babai i vajzës së saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...