Loredana njofton për anulimin e koncerteve në Hannover dhe Munsten

PUBLIKUAR

Reperja shqiptare Loredana Zefi është një këngëtare mjaft e dashur dhe e pëlqyer në skenën muzikore ndërkombëtare, sidomos nëpër vendet gjermanofolëse.

Ajo me këngët dhe stilin e veçantë nëpër paraqitje ka bërë për vete një numër të madh të fansave, shkruan Indeksonline.

Tashmë kur koronavirusi ka marrë përmasa botërore, edhe aktivitetet e artistëve e të këngëtarëve po anulohen nëpër të gjitha vendet, si shkak i parandalimit të përhapjes së virusit.

Njejtë ka ndodhur edhe me Loredanën e cila është detyruar të anulojë koncertet e paralajmëruar në qytetet gjermane Hannover dhe Munsten.

“Për fat të keq, unë duhet të anuloj koncertin tim në Hanover dhe Munsten. Ju që keni paguar për bileta do ti merrni paratë tuaj mrapa. Jini të durueshëm kjo situatë do të kaloj”, ka thënë ndër të tjera Loredana Zefi.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...