Lojtari i Manchester Unitedit: Nuk kemi lider në fushë

PUBLIKUAR

Nemanja Matic ka thënë se Manchester Unitedit i mungojnë futbollistë liderë në fushë, por e ka marrë përgjegjësinë mbi supet e veta për humbjen turpëruese 4:0 nga Evertoni në Premierligë të dielën.

Evertoni e shkatërroi Unitedin në Goodison Park, duke ia shkaktuar humbjen e pestë radhazi në udhëtim në të gjitha garat. Kjo është ecuria më negative e klubit që prej marsit të vitit 1981, transmeton Gazeta Express.

Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer i ka humbur gjashtë prej tetë ndeshjeve të fundit dhe Matic e fajëson veten dhe bashkëlojtarët për mungesë të udhëheqësisë në fushë humbjen e se dielës.

“Problemi është i madh ishte se ne nuk kishim liderë në fushë”, tha 30-vjeçari.

“Në këtë rast unë, sepse unë jam njëri prej personave më me përvojë në ekip, prandaj nëse ne nuk e fitojmë betejën në mesfushë, atëherë ekipi jonë e ka shumë të vështirë të luajë”, shtoi ai.

“Nëse dikush ka faj për këtë ndeshje, atëherë ai jam unë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...