Lojtari i Lazios ka humbje të kujtesës pas përplasjes në ndeshjen ndaj Bolognas (Foto)

PUBLIKUAR

Ekipi mjekësor i Lazios ka konfirmuar se Stefan de Vrij ka një amnezi të lehtë pas përplasjes në kokë në ndeshjen kundër Bolognas.

Mbrojtësi holandez pati një duel me Sergio Floccarin në barazim 1-1, me ç’rast mbeti i lënduar.

Përplasja ndërmjet Stefan de Vrij dhe Sergio Floccari. (Getty Images)

“De Vrij është në gjendje shumë të mirë… Ai ka një amnezi të lehtë duke marrë parasysh atë që ndodhi, por është gjë shumë normale në këto situata”.

“Në disa raste, gjendja mund të jetë shumë më serioze”, ka thënë mjeku kryesor, Ivo Pulcino, për Lazio Style Radio.

Pritet të bëhen edhe testet tjera mjekësore për të përcaktuat diagnozën e saktë. (Getty Images)

Doktori ka theksuar më tej se duhet të bëhen edhe disa analiza për të vërtetuar nëse ka ndonjë lëndim në tru apo në nivel vaskular. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...