Kur kanë mbetur edhe pak çaste deri në fillim të konferencës së jashtëzakonshme për media të trajnerit të Spanjës, Julen Lopeteguin, e ardhmja e tij ende duket e pazgjidhur.
Konferenca e tij për media u shty për një orë, pasi ai dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës ishin në një takim për ta sqaruar të ardhmen e trajnerit një ditë para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.
E gjithë kjo bujë e madhe është bërë pasi në Spanjë janë të palumtur përse Lopetegui u emërua trajner i Real Madridit pikërisht në këtë kohë dhe raportohet se si pasojë mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Spanjës para Botërorit.
Ndërkohë, Marca raporton se lojtarët e Spanjës po bëjnë gjithçka për ta mbajtur atë.
Pas pak do të mësohet e ardhmja e tij në Kombëtare.


