Lojtarët e Manchester Unitedit mbesin të tronditur me vendimin e trajnerit Solskjaer

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i ka lënë gojë hapur futbollistët e vet duke ua dhënë atyre një javë pushim, pavarësisht humbjes 2:0 kundër rivalit të përbetuar Manchester City.

Një numër i lojtarëve të Unitedit që nuk janë ftuar nga Kombëtaret e tyre për ndeshjet e këtij muaji, përfshirë Aaron Wan-Bissaka, Mason Greenwood dhe Donny van de Beek, prisnin regjim në ushtrime në Carrington gjatë kësaj jave, raporton Gazeta Express.

Por Solskjaer, për habinë e tyre, vendosi të fluturojë drejt Norvegjisë bashkë me familjen e vet të hënën vonë, pasi iu kishte dhënë një javë pushim lojtarëve dhe stafit.

Sipas mediave britanike, vendimi i trajnerit norvegjez i ka habitur të gjithë, duke e ditur presionin e madhe nën të cilin gjendet ai pas rezultateve të dobët këtë sezon.

Unitedi i ka humbur gjashtë prej 12 ndeshjeve të fundit në të gjitha garat.

Raportohet se tani për tani, Solskjaeri nuk rrezikon të shkarkohet nga Unitedi dhe do ta drejtojë skuadrën kundër Watfordit pas ndeshjeve të kombëtareve më 20 nëntor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...