Lojtarët e Betisit nuk e duan Barcelonën kampion, ja si përgjigjet Enrique

PUBLIKUAR

Barcelona tashmë e eliminuar nga Liga e Kampionëve, do të luajë si mysafirë i Betisit, ku do të synojë ruajtjen e vendin të parë, që i kërcënohet nga të dyja skuadrat madrilene, Atletico dhe Real.

Në konferencë për shtyp, trajneri i blaugranave, Luis Enrique e nisi me një koment rreth zërave se futbollistët e Betisit do të bëjnë gjithçka që titullin të mos e fitojë Barcelona.

“Është normale që lojtarë të një ekipi të kenë preferencat e tyre. Edhe futbollistët profesionistë mund të jenë tifozë, por kjo nuk më shqetëson aspak. Betisi nuk ka objektiva? Ndoshta ky fakt e bën një skuadër më të rrezikshme”.Pyetjes rreth blerjes së mundshme të Saul Niguez nga Barcelona, Enrique iu përgjigj prerë.

“Nuk e kam zakon të flas për lojtarë që nuk kanë të bëjnë fare me aktualitetin e Barcelonës. Në galaksinë e futbollistëve ka shumë lojtarë që mund të na interesojnë”.

“Jam i kënaqur me rendimentin e të gjithë futbollistëve të mi, pa përjashtim. Do të ishte e padrejtë nëse do të veçoja Neymar. Jemi në këtë pozicion për meritë të të gjithëve. Të jesh futbollist i Barcelonës përbën lajm në çdo moment”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...