Llugaxhia, fshati i Fakultetlinjve

PUBLIKUAR

Na kontakto: [email protected] VIBER  +383 44 444 634


Nje_pamje_shkolles_se_Llugaxhise_1_820031

Tjetër karakteristikë e fshatit në fjalë, që vërtet e bën Llugaxhinë vendbanimin më të çmuar padyshim se është edhe ky fakt. Sipas bashkëbiseduesve, në këtë fshat nuk ka shtëpi që nuk e ka një person me fakultet. Mirëpo, në shumë familje të gjithë anëtarët janë me fakultet. Pra, ka shtëpi që i ka shtatë fakultetlinj, që si në shaka mund të quhet kjo familje si një “mini fakultet”. Ndërsa, 318 janë me përgatitje superiore

Ismail Rexhepi

Me plot të drejtë thuhet se fshati Llugxhi është njëri ndër katundet më përparimtare në Kosovë.

Llugaxhia ka shumë të arritura, pra në rend të parë, pra ai e ka dëshmuar veten se është më i miri fshat për të gjitha fushat e jetës. Në Llugaxhi ka kopshtarë me traditë shumëvjeçare, zejtarë të shumtë, por mbi të gjitha dominon ai mekanikëve të veturave, autolarjeve… Tjetër karakteristikë e fshatit në fjalë, që vërtet e bën Llugaxhinë vendbanimin më të çmuar padyshim se është edhe ky fakt.

Sipas bashkëbiseduesve, në këtë fshat nuk ka shtëpi që nuk e ka një person me fakultet. Mirëpo, në shumë familje të gjithë anëtarët janë me fakultet. Pra, ka shtëpi që i ka shtatë fakultetlinj, që si në shaka mund të quhet kjo familje si një “mini fakultet”.

Ndërsa, 318 janë me përgatitje superiore në këtë fshat. Po ashtu, nga këtu dolën edhe atdhetarë e gazetarë e shkrimtarë, si: Sherif  Konjufca, ish i burgosur politik për atdhetarizëm, po ashtu, edhe një gazetar i njohur, Nehat Islami, gazetar shumëvjeçar që përcolli ngjarje të ndryshme në botën arabe për të përditshmen e vetme shqiptare në Kosovë, “Rilindja”, Hilmi Retkoceri, profesor dhe ish i dënuar politik, Gani Retkoceri… Po ashtu, nga ky fshat dolën edhe mësuesit e parë që shpërndanë rrezet e diturisë në gjuhën shqipe. Me një fjalë, nuk mundet njeriu t’i përmendë të gjitha të arriturat që ka prej kohësh ky fshat. “Fshati ynë ka infrastrukturën e kompletuar në të gjitha fushat e jetës. Ka kanalizimin, ujësjellësin, rrugët e asfaltuara, madje, i vetmi fshat që ka ndriçim publik pikërisht është Llugaxhi.

Ajo që i bie në sy çdo vizitori qoftë edhe për herë të parë, padyshim se është oborri i shkollës së mesme të ulët “Hasan Prishtina”. Kështu, ky oborr të kujton ndonjë peizazh që nuk mund të merret me mend të jetë kështu. Oborri i shkollës është shndërruar në një park të bukur që s’do mend si i tillë mund të quhet edhe “mushkëritë e fshatit”. Objekti i shkollës mirëmbahet siç është më së miri. Ndërsa, afër tij është ndërtuar salla moderne e fizkulturës, apo më mirë të themi një palestër e vërtetë sportive që ishte donacion i BE-së, fondit për arsim”, ka thënë Tefik Retkoceri, mësimdhënës i fizkulturës në këtë vatër arsimore. Edhe bashkëbiseduesi i dytë, Basri Magashi ka folur për të arriturat e fshatit të tij.

Pra, ai ka përmendur se “në Llugaxhi ka njerëz shumë të vyeshëm, si bujq, blegtorë, zejtarë, biznesmenë me nam, profesorë, doktorë, shkrimtarë, gazetarë… Ai që rastis për herë të parë do të mahnitet edhe me shtëpitë moderne që i kanë ndërtuar banorët e këtushëm. Pra, këtu shohim plane mahnitëse të shtëpive.

Mirëpo, një e veçantë tjetër e fshatit tonë është se thuajse çdo e dyta shtëpi ka një që punon në botën e jashtme. Ndërkaq, jo rastësisht, Llugaxhinë e quajnë edhe “fshati anglez”, sepse pjesa dërmuese e punëtorëve që punojnë jashtë atdheut janë në Angli”, ka thënë mes tjerash ky llugaxhias. “Po është e vërtetë se nga Llugaxhia shumë kanë shkuar për të punuar në Angli, pra siç jam edhe vetë unë.

Madje, karakteristikë është se pjesa dërmuese e tyre kanë hapur autolarje në qytetin e Londrës.

Pra, nëse të duhet një person i Llugaxhisë në këtë metropoli botëror s’do mend se e ke lehtë ta gjesh, sepse vetëm kërkoj autolarjet aty e ke”, tha Bashkim Tmava, i cili prej shumë vitesh gjendet në Angli. U ndamë nga ky fshat pa i thënë të gjithë që i ka, sepse po t’i përmendim të arriturat, atëherë për ditë të tëra në vazhdimet duhet të shkruajmë.

Pra, sidoqoftë, gazeta “Lajm” e ka vizituar fshatin më të mirë dhe ua ka prezantuar lexuesve se në Kosovë kemi një fshat të fakultetlinjve, e ky është Llugaxhia./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kryetari Ahmeti mirëpret talentet e futbollit që do të përfaqësojnë Komunën e Lipjanit në Barcelonë, Spanjë

Sot Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me Drejtoreshën për...

Kanoset një person në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Lipjan

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot...