Llapi nuk ndalet, transferon edhe një super mesfushor nga Gjilani

PUBLIKUAR

Njëra nga skuadrat më të organizuara në futbollin kosovar, Llapi ka vazhduar me përforcime.

Pasi ka transferuar disa lojtarë fantastik si Berat Hyseni, Filonit Shaqiri, Fuat Karabegu apo ka vazhduar me yjet e skuadrës si Lum Namani e Dardan Jashari, Llapi ka transferuar edhe një lojtar.

Pasi ia rrëmbeu Gjilanit mesfushorin më të mirë Filonit Shaqirin, tani llapjanët kanë transferuar edhe anësorin këmbëshpejtë Alban Rexhepi.

Rexhepi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Llapin, ndërsa është shprehur i lumtur me ofertën e bardh e kaltërve.

“Nga sot zyrtarisht jam pjesë e skuadrës së Llapit. Kushtet e ofruara por edhe projekti i klubit më ka pëlqyer dhe për këtë kam vendosur t’i bashkohet Llapit”, deklaroi Alban Rexhepi për Telegrafin.

“Shpresojmë që t’i arrimi objektivat, kemi një skuadër të mirë dhe synimi ynë ka me qenë të fitojmë trofe”, përfundoi Rexhepi.

Llapi llogaritët si njëra nga skuadrat favorite për të fituar trofe së bashku me Feronikelin, Besën dhe Prishtinën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...