‘Llamkosi’ u falet kreditorëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Çështje Ekonomike, ka vënë në ankand publik asetet e shoqërisë “Coresteel” me çmimin minimal prej 4.8 milionë eurosh. Një kompani (kreditor) kishte vlerësuar dhe kishte propozuar që fabrika të shitet me çmim prej 12.4 deri në 16.8 milionë euro, ndërsa Komuna e Vushtrrisë kishte kërkuar që dy strehimoret të mbesin pronë e Komunës, por Gjykata kishte refuzuar të dyja kërkesat, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Tani kur Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Çështje Ekonomike, ka vënë në ankand publik asetet e shoqërisë “Corestel” fabrika e llamarinës “Llamkos” Vushtrri, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Llamkosit”, vazhdon ta kundërshtojë shitjen pa kushte.

Kushti i parë jo vetëm i punëtorëve, por edhe i Komunës së Vushtrrisë ka qenë që fabrikës të mos i ndryshohet destinimi, por administratori i “Llamkosit” i emëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Virtyt Ibrahimaga, ka thënë se kushtet e ankandit i ka vendosur Gjykata me votat e shumicës së kreditorëve. “Janë diskutuar edhe kërkesat e punëtorëve të ‘Llamkosit’, edhe të Komunës së Vushtrrisë, por ligji nuk lejon kushtëzime. Vetë kreditorët (20 kreditorë) kanë kërkuar që nëpërmes shitjes pa kushte ta marrë secili hisen e vet që ka në ‘Llamkos’.

Është në interes edhe të punëtorëve të ‘Llamkosit’ që fabrikën ta blejë një investitor i fortë, i cili do të vazhdonte të njëjtën veprimtari, por një kushtëzim i tillë nuk mund të bëhet, pasi që borxhi prej mbi 4 milionë eurosh ka bërë që fabrika të vihet në shitje pa kushte, duke shmangur shitjen përmes ofertës më të ulët”, ka thënë Ibrahimaga për medie, duke shtuar se me shitjen e aseteve atij i pushon puna e administratorit të “Llamkosit”.…..(

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...