Lladrovci takon Pandeli Majkon, e njofton për zhvillimet në Drenas

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Shqipërisë, tani deputet i Parlamentit të Shqipërisë, Pandeli Majko.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar deputetin Majko për vizitën dhe ka thënë se ish-kryeministri Majko ka merita shumë të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Falënderoj mikun tim të veçantë për këtë vizitë. Ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës për meritat që i ka bërë sa ishte kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci ka njoftuar deputetin Majko për resurset dhe mundësitë që ofron Komuna e Drenasit për zhvillimin ekonomik dhe i ka propozuar Majkos që bizneset nga Shqipëria të ofrohen për investim në këtë komunë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...