Lladrovci: Kurrë nuk jemi prishë me Pacollin

PUBLIKUAR

Kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci ka thënë se sa i përket zërave se Drenasi nuk është i PDK’së, ai ka thënë se ata janë zëra të humbur dhe të vegjël. Ai gjithashtu ka treguar edhe për raportet me Behxhet Pacollin

Kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci ka treguar për raportet me kryetarin e AKR’së, Behxhet Pacollin ku ishte thënë se Lladrovci ishte sjellë keq me Pacollin, mirëpo thotë se e gjithë kjo nuk është e vërtetë.

“Këto janë dezinformata, ne asnjëherë nuk jemi prishë me njëri tjetrin”, ka thënë Lladrovci.

Sa i përket kundër kandidatëve të partive tjera për kryetar të Drenasit, Lladrovci ka thënë se nuk janë serioz dhe nuk përbëjnë konkurrencë për të.

“I respektoj si individë, por nuk kam asnjë kandidat”, ka thënë Lladrovci.

Ai gjithashtu ka treguar se PDK’së në Drenas iu janë bashkangjitur struktura të partive të ndryshme, kështu duke përmendur edhe Lëvizjen Vetëvendosje

“Neve po na bashkëngjiten struktura të partive të ndryshme. PDK do të del më e fort se që ka qenë dje. Ne folëm për unitetin e PDK’së. Zoti Bazaj e ka ruajtur dhe po e ruan unitetin e Partisë Demokratike. Gjithë PDK janë në përkrahje të kandidatit të saj për kryetar të komunës së Drenasit”, ka thënë Lladrovci./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...