Lladrovci komenton videon ku Adem Jashari uronte shokët për Vitin e Ri: Shteti i Kosovës është mrekulli

PUBLIKUAR

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar një video që u shpërndah në rrjetet sociale, ku komandanti legjendar, Adem Jashari, iu kishte uruar Vitin e Ri disa shokëve të tij.

Urimi kishte ndodhur për vitin 1996. Për këtë ka shkruar Lladrovci, duke e cilësuar si mrekulli çlirimi e pavarësia e Kosovës.

”Sot, në rrjetet sociale, është mesazhi i Komandantit legjendar Adem Jashari, me rastin e Vitit të Ri 1996, për disa nga shokët e përkushtuar e të zotuar për të ecur rrugës së çlirimit me çdo çmim. Historia jonë e re, pati fillim që mund të quhej mrekulli të cilën bota dhe disa shkurtpamës nuk mund ta besonin se Komandanti legjendar me UÇK-në mund ta shporrnin një armatë të fuqishme si ajo e Serbisë”, ka shkruar ai.

Më tutje, Lladrovci tha se si respekt për Adem Jashari sot në sheshin ”Fehmi e Xhevë Lladrovci” është shtatorja e Adem Jasharit.

”Mrekullia ndodhi, e ne sot, jemi shtet i pavarur dhe me krenari i kujtojmë ato ditë, i kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, kujtojmë Komandantin tonë legjendar, Adem Jasharin dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë”.

”Prandaj, sot, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci, ndodhet shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Hamzës dhe Bacit Shaban si mesazh për gjeneratat se vepra e tyre është e përjetshme dhe ne jemi krenar që jetuam në këtë epokë”, ka shkruar Lladrovci. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...