Lladrovci kërkon të mos ndotet ambienti me ndezje gomash për 1 Maj

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që të mos ndotin ambientin me ndezje zjarri, kryesisht goma me rastin e festës së 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Lladrovci u ka bërë thirrje po ashtu edhe organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve që të jenë në terren për të respektuar Ligjin, pasi që këto veprime janë të ndaluara me Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

“Njëkohësisht me një veprim ndalues të kësaj dukurie të trashëguar nga sistemet e kaluara (komunizmi) mbrohet edhe ambienti ynë ku jetojmë”, thuhet në një njoftim nga Komuna e Drenasit.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...