Lladrovci ka një kërkesë pas takimit të Kurtit me veteranët

PUBLIKUAR

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar që të gjendet zgjidhje në takimin e veteranëve të UÇK-së me kryeministrin Kurti.

Lladrovci ka thënë se statusi I veteranit në lista duhen konfirmuar nga komisioni I pavarur apo I përbashkët me Shoqatën e veteranëve raporton Gazeta Express.

 

“Uroj të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me Kryeministrin. Emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së. Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve. Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...