Lladrovci fiton bindshëm me 63 për qind të votave

PUBLIKUAR

PDK del me fytyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Drenas. Sipas rezultateve, kadidati i saj, Ramiz Lladrovci, ka fituar zgjedhjet.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka fituar bindshëm në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit.

Sipas rezultateve të Demokracisë në Veprim, Lladrovci ka fituar 63 për qind të votave, shkruan Express.

Ndërkaq, kundërkandidati i tij nga radhët e Nismës për Kosovë, ka fituar 37 për qind të votave.

Në Drenas, tashmë ka filluar festa për zgjedhjen e Lladrovcit në krye të kësaj komune. Simpatizantët e PDK’së kanë mbushur rrugët e Drenasit dhe janë duke festuar me fishekzjarre.

Zgjedhjet e raundit të dytë në Drenas, u cilësuan nga KQZ si të qeta, pa ndonjë incident i cili do të cenonte gjithë procesin zgjedhor./Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...