Liverpoolit i ngutet për t’ia vazhduar kontratës Manes

PUBLIKUAR

Me Salah në dyshim për vazhdimësinë e tij në Liverpool, problemet grumbullohen me rinovimet e skuadrës së Anfield që pritet të takohet me Sadio Mané për të folur për të ardhmen e tij.

Senegalezi është një nga futbollistët më të spikatur në skuadrën e Jürgen Klopp dhe është se së bashku me egjiptianin është sulmuesi më vendimtar jo vetëm i të kuqve, por edhe i Premierligës.

Ai ka shënuar 9 gola dhe 1 asistim në 16 ndeshje mes Premier League dhe Champions League, ndaj lamtumira e tij e mundshme e ka shqetësuar trajnerin gjerman.

Kujtojmë se afrikani i përfundon kontratën në verën e vitit 2023, pra nëse nuk firmos para përfundimit të këtij sezoni, rinovimi do të arrinte në merkaton e verës së ardhshme duke hyrë në vitin e fundit të punësimit, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt te vlera e daljes, e cila aktualisht është 85 milionë euro.

Futbollisti po rikuperon versionin e tij më të mirë dhe shumë prej klubeve të mëdha e kanë shkruar tashmë emrin e tij në axhendat e tyre përkatëse në përpjekje për ta nënshkruar, ndaj është prioritet për Liverpool që të vulosë rinovimin e tij. /abcnews.al/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...