Liverpooli prin në garën për Phillips

PUBLIKUAR

Ylli i Leeds United mund të përfundojë në “Anfield Road” gjatë verës së ardhshme

Liverpooli është duke e udhëhequr garën për transferimin e yllit të Leeds Unitedit, Kalvin Phillips.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.

Manchester United po ashtu ka shfaqur interesim për mesfushorin anglez, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, duket se 25 vjeçari nuk dëshiron të transferohet në “Old Trafford” duke e pasur parasysh rivalitetin e moçëm të këtij klubi me Leedsin.

Pra, Liverpooli mund të jetë zgjedhja e parë për përfaqësuesin anglez për destinacionin e ardhshëm.

Mirëpo, ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024.

Dhe ndërkohë, klubi anglez dëshiron t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës me yllin e tij. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...