Liverpooli sipas të gjitha gjasave do të shkojë te Manchester United për derbin e madh pa tri mesfushorë të përbërjes së parë.
Liverpool Echo raporton se Jordan Henderson dhe Adam Lallana janë në dyshim të madh për ndeshjen në Old Trafford.
Coutinho nuk do të luajë për shkak të suspendimit, teksa Henderson dhe Lallana janë në dyshim për shkak të formës fizike.
Kështu, Brendan Rodgers ka probleme të mëdha para derbit të madh ndaj Djajve të Kuq. /Telegrafi/


