“Liverpooli nuk mund ta humbasë Salahun si Coutinhon e Suarezin”

PUBLIKUAR

Johnston ka kërkuar nga Liverpooli që të luftojë me gjitha armët për ta mbajtur në “Anfield” Salahun.

Legjenda e Liverpoolit, Craig Johnston, ka thënë se ekipi i Jurgen Klopp nuk guxon ta humbasë golashënuesin më të mirë dhe sensacionin e Premierligës, Mohamed Salah, i cili lidhet me një kalim te Real Madridi.

Salah ka shkëlqyer këtë sezon duke thyer rekorde dhe duke rrëmbyer gjitha çmimet individuale në Premierligë. Ai ka shënuar 44 gola dhe në finale kundër Realit, do të tentojë të ndryshojë këtë shifër.

“Liverpooli duhet ta mbajë Salahun”, tha fillimisht 57 vjeçari.

“Fillimisht humbën Luis Suarez, tani Philippe Coutinhon dhe aktualisht flitet për Mo Salah. Ai nuk mund të largohet, duhet të qëndrojë”.

“Shumë njerëz të Liverpoolit janë të dashuruar me atë njeri, burra, gra, fëmijë. Të gjithë e duam”, theksoi mes tjerash Johnston. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...