Liverpool si duket nuk e ka harruar yllin kosovar Xherdan Shaqirin dhe po mendon ta transferojë atë.
Krerët e skuadrës angleze janë duke e vëzhguar me vëmendje situatën e kosovarit te Interi dhe po mendojnë të dalin me ofertë zyrtare në drejtim të tij.
Sipas asaj që ka shkruar ‘Daily Expres’, të kuqtë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 11 milionë funte për ta transferuar në ‘Anfield’, Shaqirin.
22-vjeçari nuk ka kaluar siç është pritur te Inter, dhe kjo është arsyeja që e mendon largimin nga ‘Giuzeppe Meazza’.
Përveç Liverpoolit, në garë për yllin e Përfaqësueses së Zvicrës janë edhe skuadrat gjermane Wolfsburg dhe Schalke 04.
Interi megjithatë ka bërë të ditur se numri 91 i tyre, ka vlerë rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/


