Liverpooli tani zyrtarisht është klubi i tretë më i suksesshëm në Evropë, duke lënë prapa Barcelonën dhe Bayern Munichun.
Liverpooli e mundi 2:0 Tottenhamin në finalen të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma në “Wanda Metropolitano” në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit, shkruan Gazeta Express.
Mohamed Salahu dhe Divock Origi e shënuan nga një gol për ta rrëmbyer trofeun për vitin 2019.
Kështu, Liverpooli është shkëputur nga Barcelona dhe Bayern Munich, duke u ngjitur i vetëm në podium me gjashtë trofe në pozitën e tretë, Milan në të dytë me 7 dhe Real Madridi klubi më i trofeshëm me 13 në pozitën e parë.
Barcelona dhe Bayerni tani ndajnë pozitën e katërt me nga 5 trofe. /Gazeta Express/


