Liverpooli merr përgjigje për Asension

PUBLIKUAR

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionit evropian, sipas agjentit të tij, Horacio Gaggioli.

Raportohej se Asensio, 22-vjeçar, do të mundë të kalonte në Liverpool apo Chelsea pas një sezoni jo edhe aq të mirë për Real Madridin, pasi startoi vetëm në 19 ndeshje nga 38 në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi spanjoll u ble nga Madridi në fund të vitit 2014 dhe në dy sezonet e fundit ka luajtur për ekipin e parë.

Lajmet për kalimin e tij në Liverpool janë shtuar gjatë Kupës së Botës dhe Asensio u pyet drejtpërdrejt për këtë çështje, dhe përgjigja e tij ishte se do të vendoste pas përfundimit të Botërorit.

Megjithatë, agjenti i tij ka folur duke thënë se ai nuk shkon në Liverpool.

“Marco nuk lëviz vendi, sepse do të qëndrojë në Madrid”, tha Gaggioli.

“Ai po përmirësohet tërë kohën. Sezonin e ardhshëm do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm në Madrid”, shtoi ai./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...