Liverpooli është gati për ofertën e re prej 60 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse për portierin e Romës, Alisson Becker.
Portieri brazilian është lidhur disa herë gjatë verës për një kalim në Liverpool, po ashtu edhe në Real Madrid, por asnjëra nga këto deri tash nuk ka marrë vendime të prera për shërbimet e tij, transmeton Gazeta Express.
Roma po vazhdon me refuzimin e ofertave, duke kërkuar së paku 70 milionë euro për xhevahirin e tyre. /Gazeta Express/


