Liverpooli interesohet për Barellan, Inter ia vendosë çmimin

PUBLIKUAR

Interi është i vetëdijshëm për interesin konkret të Liverpoolit për Nicolo Barella që edhe pse ata nuk duan ta shesin yllin italian, oferta e duhur mund t’i ndryshoi gjërat sipas tyre

Raporti i fundit ka dhënë detaje që interesi i Reds në 26 vjeçarin dhe admirimi që ka Jurgen Klopp për fituesin e Euro 2020 nuk është sekret, duke theksuar që futbollisti i Zikaltërve “nuk është vetëm një lojtar” dhe kur “ai është gati është mirë ta kesh atë në skuadër”.

Liverpool janë duke u përgatitur për një afat transferosh të nxehtë, të vetëdijshëm që investime serioze duhen për të ndihmuar rikthimin e tyre në maje të futbollit anglez, pas një fushatë të vështirë në Premier Ligë.

Siç ka raportuar Daniele Longo nga Calciomercato.com, Interi nuk ka për synim shitjen e Barellas këtë verë dhe dëshiron ta mbajë 26 vjeçarin për një të ardhme të paparashikueshme, por gjendja financiare e tyre do të thotë që asnjë futbollist nuk është i pashitshëm.

Zikaltërit do të dëshironte që ta shiste ish mesfushorin e Cagliarit për 70-75 milionë euro, duke vendosur topin në fushë të Liverpoolit gjatë afatit të verës. Skuadra e Premier Ligës po ashtu është e interesuar për Jude Bellingham të Borussia Dortmund dhe Moises Caicedo të Brighton. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...