Liverpooli i premton Salahut se do ta shesë në Real Madrid, por me një kusht

PUBLIKUAR

Liverpooli i ka bërë një premtim të madh yllit të skuadrës, Mohamed Salahut, i cili është sensacioni i vitit në Premierligë, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pohon se Liverpooli i ka premtuar Mohamed Salahut se do ta shesë në Real Madrid këtë verë, nëse ai i ndihmon klubit ta fitojë Ligën e Kampionëve më 26 maj pikërisht kundër gjigantit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Anësori egjiptian është joshur nga Madridi dhe dëshiron të largohet nga Premierliga në drejtim të La Ligës pas këtij sezoni.

Duke e kuptuar këtë dhe duke dashur që ai të jetë i përqendruar në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli i ka premtuar se do t’ia bëjë realitet kalimin në Real, nëse shpallen kampionë të garës më prestigjioze evropiane për klube në Kiev

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...