Liverpooli fiton në Rusi (Video)

PUBLIKUAR

Liverpooli ka vazhduar me serinë e fitoreve, duke mposhtur në Rusi skuadrën e Rubin Kazanit.

Liverpooli e filloi bindshëm më mirë takimin, duke sulmuar nga fillimi.

Milner me shtyllë dhe Benteke pranë golit, kishin rastet më të mira, teksa në fund të pjesës së parë portieri shëptoi Kazanin.

Por, rezistenca e madhe e Rubinit u shpërthye nga Ibe, i cili shënoi për 1-0 pas 52 minutash lojë.

Deri në fund nuk pati më gola dhe Liverpooli me këtë fitore ka 6 pikë në vendin e dytë, një pikë më pak se lideri Sioni, që humbi nga Bordeaux. Francezët e Bordeaux tash kanë 5 pikë në vendin e fundit dhe gjërat në këtë grup ende nuk kanë përfunduar./Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...