Liverpooli fiton me rikthim 7:2 kundër Blackpool

PUBLIKUAR

Liverpooli e ka shkatërruar Blackpoolin duke e mposhtur 7:2 në një ndeshje miqësore të shtunën në Anfield, edhe pse po humbiste 2:0.

Në ndeshjen e fundit përgatitore të Liverpoolit, klubi i League One – niveli i tretë i futbollit anglez – Blackpool kaloi në epërsi pas 15 minutave, kur CJ Hamilton shënoi, para se Jerry Yates ta dyfishonte epërsinë nga penalltia, transmeton Gazeta Express.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Joel Matip e ktheu Liverpoolin në lojë duke shënuar me kokë.

Në fillim të pjesës së dytë, Sadio Mane dhe Roberto Firmino i shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë e parë të skuadrës së Jurgen Kloppit në këtë miqësore.

Harvey Elliott u fut në lojë nga stoli dhe e shënoi golin e parë për klubin, para se Minamino ta shënonte të pestin për Liverpoolin, i cili ishte në kontroll të plotë të ndeshjes.

Divock Origi dhe Sepp van den Berg shënuan në fund për ta kompletuar triumfin e thellë të të kuqve.

Xherdan Shaqiri nuk ishte fare pjesë e skuadrës së Jurgen Kloppit për këtë takim, shkaku i lëndimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...