Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Aston Villas dhe vazhdon presionin ndaj Man Cityt

PUBLIKUAR

as barazimit 1:1 me Tottenhamin, Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi në udhëtim te Aston Villa, duke vazhduar kështu ende presionin ndaj Manchester Cityt në garën për titull të kampionit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Villa Park” ka përfunduar me rezultatin 1:2, me “Të Kuqtë” që këtë ndeshje e fituan me përmbysje.

Douglas Luiz kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e katërt, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.

Joel Matip e barazoi rezultatin vetëm pas dy minutave, teksa Sadio Mane ia siguroi fitoren mysafirëve në minutën e 65-të.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 86 pikë në pozitën e dytë në tabelë, aq sa ka edhe Manchester City një pozitë më lartë. Por, skuadra e Pep Guardiolas tani ka një ndeshje më pak.

Aston Villa me 43 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...