Liverpooli, favoriti kryesor për transferimin e Bellinghamin

PUBLIKUAR

Liverpooli po synon të përforcohet me Jude Bellinghamin për sezonin e ardhshëm.

Sipas Christian Falk, gazetarit nga “Bild”, klubi anglez është favoriti kryesor për të nënshkruar me anëtarin e Borussia Dortmundit, transmeton Gazeta Express.

Bisedimet mes palëve thuhet se janë më të avancuara sesa ato me Real Madridin.

Gjithashtu, Liverpooli ka edhe një favor tjetër, pasi edhe familja e Bellinghamit e preferon kalimin e tij në “Anfield”.

19-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor 2025.

Chelsea e Manchester City besohet se janë dy klubet tjera të interesuara për reprezentuesin e Anglisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...