Liverpooli e zyrtarizon largimin e Origit

PUBLIKUAR

Divock Origi nuk është më lojtar i Liverpoolit.

Klubi anglez ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka ndarë rrugët me futbollistin belg.

Atij i skadon kontrata këtë muaj dhe palët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Divock Origi do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të muajit qershor. Faleminderit për këta tetë vjet të jashtëzakonshëm dhe po largohesh me aq shumë kujtime speciale. Legjendë e Liverpoolit”, ka shkruar klubi anglez në “Twitter”, përcjell “Gazeta Express”.

Për Origin është gati një eksperiencë e re.

Sulmuesi belg pritet ta vazhdojë karrierën në Itali.

Shumë shpejt, ai do t’i bashkohet kampionit të freskët të Serie A, Milan.

27 vjeçari e fitoi Premierligën dhe Championsin me Liverpoolin, ndërsa do të mundohet të jetë i suksesshëm edhe në “San Siro”. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...