Liverpooli e fillon me humbje vitin e ri (Video)

PUBLIKUAR

Skuadra e njohur angleze, Liverpool nuk ka arritur të marrë pikë nga udhëtimi në Londër përballë Westa Hamit.

‘The Reds’, janë mposhtur nga vendasit me rezultat të pastër 2-0, falë një ndeshje fantastike nga ‘çekanët’.

Djelmoshat e trajnerit kroat Slaven Bilic, ishin mëtë mirë se mysafirët në çdo aspekt, ndërsa golin e parë e realizuan në minutën e 10-të nëpërmjet mesfushorit Antonio që u shërbye mirë nga Ener Valencia.

Vendasit e përmbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 1-0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë shënuan edhe golin e dytë në ndeshje.

Ishte ish-sulmuesi i Liverpoolit, Andy Caroll që realizoi për 2-0 pas asistimit nga kapiteni Mark Noble.

Pas kësaj fitore, West Ham e ka kaluar Liverpoolin në tabelë dhe ndodhet në pozitën e pestë me 32 pikë të tubuara, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp në pozitën e tetë me 30 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...