Liverpooli beson se do ta bindë Sadio Manen të nënshkruajë kontratë afatgjate me klubin në javët në vazhdim, raporton Mirror.
Të kuqtë janë të gatshëm t’ia ripërtërijnë kontratën senegalezit me kushte më të mira, pas paraqitjeve të shkëlqyera që ai i ka pasur në dy sezonet e kaluara, transmeton Gazeta Express.
Mane momentalisht ka kontratë me klubin deri në vitin 2021, megjithatë Liverpooli dëshiron që edhe me të ta bëjë të njëjtën gjë si me Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon, duke ia vazhduar kontratën deri më 2023 këtë verë.


