Jurgen Klopp i dëshiron edhe dy lojtarë deri në fund të afatit kalimtar të verës
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të transferojë edhe disa lojtarë. Ai në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, tha se ekipi ka nevojë edhe për një apo dy lojtarë.
Deri më tani ‘Të Kuqtë’ kanë transferuar Sadio Manen, Joel Matipin, dhe Loris Kariusin, por Klopp shpreson te ketë prurje të reja.
“Edhe disa gjëra do të ndodhin jam shumë i sigurt. Ne kemi disa lojtarë që ndoshta duan të largohen dhe jam i sigurt se do të ndodhë, dhe një apo dy lojtarë do të bashkohen me ne nga klubet e tjera”, tha Klopp.


