Liverpooli dhe City në ‘luftë’ për Carvalhon

PUBLIKUAR

William Carvalho mund t’i bashkohet Ligës Premier në të ardhmen e afërt.

Mesfushori portugez është duke impresionuar me paraqitjet e tij tash e disa sezone në Portugali, duke u bërë objekt interesi i disa skuadrave të njohura evropiane.

Sipas A Bola, skuadrat e fundit të interesuara për shërbimet e tij janë gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Manchester City, të cilat duan t’i shkojnë deri në fund kësaj tratative, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, sipas këtij mediumi portugez, skuadra që ka nën pronësi mesfushorin, Sporting Lisbona, është e gatshme ta shes dhe ta fitojë maksimumin.

Sporting janë duke duruar një sezon të vështirë, duke qenë 10 pikë prapa rivalëve të titullit, Benficas, dhe janë në kërkim për të mbledhur fonde për të forcuar skuadrën e tyre, me eventuale shitjen e ndonjë ylli.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...