Liverpooli ka bërë një ofertë për qendërmbrojtësin kroat, raporton gazeta turke, Fanatik.
Qendërmbrojtësi i Besiktasit ka ngjallur interesimin te klubi anglez pas paraqitjeve të tij gjatë këtij Botërori, transmeton Gazeta Express.
Kroati pritet të luajë në finalen e Botërorit kundër Francës që do të zhvillohet të dielën. Liverpooli ka bërë gati ofertën për të prej 20 milionë eurosh.
Duke e ditur që Dejan Lovern po ashtu është kroat dhe luan për Liverpoolin, atëherë mund të ndikojë që ta marrë me vete shokun e tij të kombëtares. /Gazeta Express/


