Alex Oxlade-Chamberlain mund të transferohet në Liverpool gjatë janarit
Alex Oxlade-Chamberlain mund të largohet nga Arsenali gjatë janarit pasi nuk po aktivizohet rregullisht nga menaxheri Arsen Wenger.
Sipas Telegraph, interesim për transferimin e sulmuesin anglez ka shfaqur menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, përcjell Express.
Klopp e sheh Chamberlain si zëvendësues të Sadio Mane i cili do t’i mungoj Liverpoolit për disa javë për shkak të angazhimit me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës. /Express/



