Liverpool e pret sonte Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Liverpooli do të jetë nikoqir i Romës sonte në “Anfield” në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve.

Liverpool vjen pas një triumfi madhështor me rezultat të përgjithshëm 5-1 kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolas në çerekfinale dhe do të ballafaqohet me një Romë të trimëruar, e cila bëri njërin prej rikthimeve më sensacionale në histori të garës duke e eliminuar Barcelonën pas fitores 3-0 në shtëpi, përkundër se ndeshjen e parë e kishte humbur 4-1 në udhëtim, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në “Afield” në Liverpool.

Jurgen Klopp do të jetë pa Adam Lallana, Joel Matip dhe Emre Can, ndërkohë që pritet ta ketë në dispozicion Dejan Lovernin.

Asnjëra prej këtyre skuadrave nuk përballet me mungesa të mëdha.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Milner, Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

Roma: Alisson; Fazio, Manolas, Juan Jesus; Florenzi, Strootman, De Rossi, Nainggolan, Kolarov; Schick, Dzeko.

/Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...