“Liverpool duhet të bëj gjithçka dhe ta transferoi Alissonin”

PUBLIKUAR

Ish ylli i Reds beson se drejtuesit e Anfield duhet të mos shmangen dhe të shpenzojnë para në këtë verë derisa në vend që të “marrin lojtarë mesatar” duhet të marrin top lojtar

Liverpool duhet të bëj gjithçka dhe ta merr portierin e Romës Alisson, thotë Steve Nicol, duke shtuar se ata më mirë është të marrin “një lojtar të madh” se sa dy “mesatar”.

Reds tashmë kanë kompletuar transferin prej 45 milionëve të mesfushorit brazilian Fabinho, derisa kanë transferuar edhe yllin e mesfushës së RB Leipzigut Naby Keita që do të vije në skuadër më 1 korrik.

Nicol thotë se Liverpool duhet që të insistojë për brazilianin Alisson pasi që është transfer logjik ashtu sikurse bën për Van Dijk në janar.

“Imagjinoni se çfarë do të ndodh nëse ata e marrin Alissonin. Nëse dëshironi të shkoni për çmime të mëdha dhe lojtarë të mirë duhet marrë lojtarë të mirë. Por, e dini çfarë? Liverpool tani ka para. Nëse keni fituar, duhet ti shpenzoni që nesër, apo pas 10 minutave kur ju vije një mundësi e mirë”, ka thënë Nicol.

Ndryshe, Liverpool thuhet se është në garë jo vetëm për Alissonin por edhe për Nabil Fekirin e Lyonit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...