Vlerësohet se në listat zgjedhore janë mbi 615 mijë votues më shumë se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë.
Gjithë ky dallim i madh në statistika është për shkak të dështimit të vazhdueshëm të institucioneve në pastrimin e listave zgjedhore, si rezultat i së cilës në të kaluarën kanë ndodhur keqpërdorime masive të votave në vend, shkruan sot, gazeta Zëri.


