Lista serbe shtyn për kohë të pacaktuar seancën për murin në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Seanca e paraparë në Kuvendin Komunal në Mitrovicën Veriore me vetëm një pikë të rendit të ditës “Miratimi i projektit të rregullimit urban të zonës së këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar I’, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit”, me të cilin edhe zyrtarisht pritej legalizimi i muri të ndërtuar në atë pjesë është anuluar me kërkesë të Listës Serbe.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Mitrovicës së veriut, Bashkim Cimili.

Ai tha se gjatë orëve të mbrëmjes ju ka ardhur një email me vetëm një fjali, për anulimin e seancës me kërkesë të Listës Serbe.

“Nuk na kanë dhënë sqarim më shumë se pse e kanë shtyrë këtë seancë”, ka thënë Cimili për Telegrafin.

Ndryshe,  kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, kishte paralajmëruar që hapja e urës mbi lumin Ibër, e paraparë për 20 janar nuk do të ndodhë, pasi që ka mbetur peng i murit

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...