Lista Serbe pa qëndrim për FAK-un

PUBLIKUAR

Derisa zyrtarët e lartë institucional të vendit kanë deklaruar se rreth themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ka përafrim të qëndrimeve me partnerin serb të koalicionit, pala tjetër këtë e  mohon.

Deputeti i Listës serbe, Nenad Rashiq i ka thënë  RTV Dukagjinit se në këtë drejtim ka pasur vetëm një  bisedë, që ai e quajti informative.

“Thënë saktën ka qenë vetëm një bisedë informative që kryeministri e ka pasur me përfaqësuesit e qeverisë. Në këtë takim vetëm është dorëzuar Ligji për FAK-un, i prezantuar si ligji për Ushtrinë e Kosovës. Pas kësaj asgjë nuk është biseduar me zyrtarët e qeverisë. Pasi që gazetarët kanë dëgjuar  se kishte një takim informativ, mund ta citoni takim informativ, dhe kur janë pyetur përfaqësuesit e qeverisë, mendoj zv. kryeministri dhe ministri, ata kanë mohuar”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...

Kurti: Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet urgjentisht, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se çështja...

“Ju mos hupni kohë me mu”, Kurti gazetarëve: Tash shkoni te Bedri Hamza

Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e sotme për gazetarë, duke ia lënë një...