Lista Serbe nuk i voton pesë projektligje, pozita kërkon sqarime

PUBLIKUAR

Deputetët e Listës Serbe, anëtarë të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk i kanë votuar pesë projektligje që ishin në shqyrtim.

Projektligjet që nuk u votuan ishin: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar; Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial si dhe Projektligji për patentat, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Kryetarja e Komisionit, Verica Ceraniq, teksa ka lexuar projektligjet një nga një dhe ka ftuar për votim, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Përderisa deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni ka kërkuar të di se pse nuk janë votuar këto projektligje nga kjo parti.

SHIKO MË SHUMË

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...

IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga...

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...