Lista serbe mund të zëvendësohet

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se nëse Lista Serbe vazhdon bojkotimin e punës së institucioneve të Kosovës përfaqësuesit e këtij subjekti politik mund të zëvendësohen, pasi, sipas pushtetarëve, nuk ekziston institucioni i ngrirjes së postit siç kanë bërë ministrat serbë.

Megjithatë, ekspertët kushtetues thonë se zëvendësimi i përfaqësuesve serbë në Qeveri është i vështirë pasi nuk ka ndonjë subjekt tjetër serb në Kuvendin e Kosovës që të mundë të ftohej për t’u bërë pjesë e koalicionit.

Ata gjithashtu theksojnë faktin se koalicioni qeverisës mund të vazhdojë punën edhe nëse vazhdon bojkoti i serbëve, megjithëse thonë se nuk do të mundë të merren disa vendime të rëndësishme.

Këshilltari ligjor i kryeministrit të vendit, Besnik Berisha, ka thënë për “Zërin” se çështja e bojkotit të Listës Serbe është më shumë politike sesa juridike.

Ndërsa vendimin për bojkot e ka gjykuar si një vendim të ngutshëm dhe të panevojshëm pasi, sipas tij, largimi i përkohshëm i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës rezulton të jetë edhe në dëm të interesave të popullatës që ata përfaqësojnë.

Berisha ka thënë se në këndvështrimin juridik, instituti i ngrirjes së pozitës në organet ekzekutive apo legjislative me arsyetimin për papajtueshmëri me vendimet e marra nga shumica nuk ekziston. Ai më tej ka thënë se mund të bëhet zëvendësimi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...