Lista Serbe me kandidate për Presidente të Kosovës

PUBLIKUAR

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se Lista Serbe do të dalë me një kandidate të tyre për presidente.

Sipas tij, përveç shefit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, për pozitën e shefit të shtetit do “të jetë edhe një femër nga komuniteti serb”, transmeton Telegrafi.

“Ajo që mund të konfirmoj është se kandidatja mund të jetë Vinka Radosavleviq. Ajo është nga Klina. Nuk është figurë politike. Është një person (një femër) me autoritet në komunitetin serb në Kosovë”, ka shtuar Rashiq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...