Lista Serbe: Jeni 100 shqiptarë në Kuvend, pse s’po bëni zgjidhje?

PUBLIKUAR

Asnjë politikan nga Beogradi nuk u ka bërë presion deputetëve serbë të Kosovës lidhur me çështjen demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu kanë konfirmuar përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq thotë se të gjitha institucionet në vend janë të ngarkuara me këtë temë, e cila, sipas tij, është e vështirë politikisht dhe për të njëjtën duhet të merret një vendim konstruktiv.

“Tash për tash nuk shihet kurrfarë zgjidhje e partive në Parlamentin e Kosovës. Po të duan të votojnë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje duhen 80 vota, e në Parlamentin e Kosovës janë 100 përfaqësues shqiptar të cilët mund të gjejnë një zgjidhje për të mirën e popullit”, ka thënë ai për Indeksonline.

Në fund, Simiq thotë se grupi i serbëve në çdo aspekt do ta bie një mendim dhe vendim të vet, por atëherë nuk do të ketë asnjë kompromis politik.

Ndryshe, Qeveria e Republikës nuk ka arritur që sot ta procedoj për Kuvend çështjen e Demarkacionit. Përfaqësuesit e lartë qeveritar kanë konfirmuar se procedimi i kësaj çështje do të bëhet pas të mërkurës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...